25-11-2024

Paraqitet rasti i parë me gripin e shpezëve në Kosovë

Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia Ushqimit dhe Veterinarisë ku edhe kanë marrë vendimin për masat e kontrollit që do të merren.

“Pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes, gripi i shpesëve “Avian influenza” në një fermë jo komerciale në Shtime.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot më 16.11.2023 ka miratuar ‘’vendimin’’ nr. AUV 01/619. Për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes Gripi i shpesëve-“Avian influenza”.

Zona në perimetrin prej 3 km. nga ferma në fshatin Godanc Komuna Shtime, shpallet zonë karantine e ndalimit të lëvizjes se shpesëve. Ndërsa zona në perimetrin prej 10 km. shpallet zonë nën mbikëqyrje për hulumtim.

AUV-ja menjëherë ka marrë masat ekzekutive për parandalim të përhapjes. Është bërë asgjësimi i pulave dhe shpesëve të tjera në fermën e prekur, dezinfektimi i fermës dhe hapësirave përreth fermës”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

Ferma është ekonomi familjare (pula oborri). Jemi në kontakte me praktikat veterinare, Shoqatën Fermerëve Shpesëtarë. Është urdhëruar ngritja e masave vetëmbrojtëse të biosigurisë në ferma.

Aktualisht nuk kemi ndonjë rast tjetër të dyshimtë. Rasti është i izoluar është vetëm një fermë e prekur. Sëmundja është prezente në shumicën e vendeve të BE-së dhe në rajon.

Në linjë me autoritetet e vendeve të tjera AU-ja vendos masat për parandalim të përhapjes sipas praktikave profesionale ndërkombëtare. Nuk ka asnjë ndalesë sa u përket produkteve të shpesëve.

Bazuar në Ligjin nr. 2004/21 për veterinarinë, neni 7, pika 4, të Udhëzimit administrativ nr. 2005/24 për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpesëve ”Gripi i shpesëve”.

Vlerësimit të situatës epizootiologjike paraqitjes se një rasti të izoluar, vendosen masat si në vijim: Vendimi zbatohet në territorin e Komunës se Shtimes I.

Masat e përgjithshme: a) Ndalimin e lëvizjes së shpesëve nga fermat dhe tregtimi i tyre në tregjet e kafshëve – shitblerja e shpesëve; b) Vendosja e masave të biosigurisë në ferma (vetëkontrolli), c) Përcaktimi i zonave të mbrojtura (3 km) dhe gjurmueshmëria e sëmundjes (10 km); dezinfektimi i objektit dhe zonave përreth ku ka shpërthim të sëmundjes; d) Njoftimi i rasteve të dyshimta për sëmundjen gripi i shpesëve; e) Vizita e fermave të dyshuara nga ambulancat veterinare në koordinim me inspektorët veterinarë, marrja e mostrave dhe dërgimi në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë f) Përcaktimi i lokacioneve për groposjen e shpesëve. II.

Përjashtimisht nga masat e sipërcekura, lejohet lëvizja shpesëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara vetëm me pëlqimin e inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën në pranimin e shpesëve në hapësirat e tyre. IV.

Obligohet Komuna e Shtimes, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave. V. Vendimi hynë në fuqi sot më 16.11.2023.

 

Asnjë koment

Comments are closed.