Parashikimi i motit për disa ditë
Sot pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje shiu, raporton Gazeta e Prizrenit
Sipas Prishtina Weather, pasdite pritet që në disa vende, reshjet e shiut të shoqërohen edhe me bubullimë.
Ndërsa përgjatë fundjavës paraqiten kushte relativisht më stabile, me vranësira dhe intervale më të gjata me diell ditën e diel. Pasdite vonë të dielën, mund të ketë ndonjë zhvillim të rrebeshit me bubullima përreth viseve malore në veri të vendit.
Rrebeshe e bubullima paraqiten sërish pasdite ditën e hënë.
Njoftimi i Prishtina Weather:
Sot – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu. Pasdite, vende-vende reshjet do të shoqërohen edhe me bubullimë.
3.09 – Pjesërisht vranët, më ngrohtë.
4.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite vonë dhe mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh shiu përreth viseve malore.
5.09 – Fillimisht kryesisht me diell. Pasdite më vonë mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.
Temperaturat mjaft të luhatshme në ditët vijuese, maksimalet zbresin edhe deri në 21C ditën e premte, por në fundjavë shënojnë rritje deri në 28C. Ndërsa, minimalet luhaten ndërmjet 14C e 17C.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriu e verilindja e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.