25-04-2024

Ia ndalën rrogën, i biri i dëshmorit i drejtohet ministrit Murati

krem Jashari, djali i dëshmorit Sherif Jashari, i është drejtuar me një pyetje Ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

I biri i dëshmorit e pyeti Ministrin Murati se pse nuk ka marrë pagën, përkundër që ka punuar çdo ditë me shumë përkushtim.

Jashari, i cili ushtron profesionin prej zjarrfikësi, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, tha se babai i tij kishte dhënë jetën që vendin ta udhëheqin njerëz të përgjegjshëm e të dijshëm.

Tutje, ai theksoi se këto rritje të çmimeve nuk mund t’i bën ballë ai, por janë lehtë të kapërcyeshme për deputetët që kanë paga të larta.

“Nuk jam mësues se fill kisha hy në grevë! Ngritja e çmimeve, pagat e ulëta, ndërsa ministrat e deputetet nuk e ndiejnë këtë gjendje sepse kanë paga të larta sa 5x unë, por edhe të ardhura tjera” – shkruhej tutje në reagimin e Jasharit.

Reagimi i plotë:

“PSE MA NDALE PAGËN MUJORE Ooo Ministër

Nuk jam mësues se fill kisha hy në grevë! Ngritja e çmimeve, pagat e ulëta, ndërsa ministrat e deputetet nuk e ndiejnë këtë gjendje sepse kanë paga të larta sa 5x unë, por edhe të ardhura tjera.

I kërkoj sqarim publikisht ministrit Murati pse unë nuk marr pagë pas përmbylljes së muajit gusht, përdersa çdo ditë kam punuar me shumë përkushtim sipas orarit? Nuk jam grevist, edhe pse nuk do të shkoj gjatë e edhe zjarrëfikësit do të hyjnë në grevë për paga dhe kushte pune, sigurime etj. Menaxhimi juaj skandaloz e ka shtri përtokë çdo ekonomi familjare Ligji e lejon greven si formë shprehje të pakënaqësisë dhe e drejtë njerëzore, ndërkombëtare.

QITMA PAGËN, ooo ministër i “gjithëdijshëm” Murati.

Babai im Sherif Jashari (Hero i Kosovës) ka dhënë jetën që shtetin ta udhëheqin njerëzit e dijëshëm e të përgjegjshëm e jo si ti e myhypët e tu.

QITMA PAGËN Ooo Ministër?”

Asnjë koment

Comments are closed.