03-05-2024

Parashikimi i motit për dy ditë

Sot, në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por pak më i ftohtë për shkak të frontit të ftohtë ajror i cili pritet të arrijë gjatë nates.

Në mëngjes dhe paradite parashihen më shumë vranësira, derisa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 16 gradë C.

Priten vranësira dhe ndonjë rigë shiu gjatë natës, ndërsa nesër priten intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale.

Të premten mëngjesi do të jetë shumë i ftohtë dhe me ngrica e mundësi për mjegull afatshkurtër. Gjatë ditës priten intervale kohore me diell e vranësira lokale. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga jugu të cilat do të ndikojnë në rritjen graduale të temperaturave.

Mot më i ngrohtë me intervale të gjata kohore me diell e vranësira të herëpashershme na pret nga fundjava.

Asnjë koment

Comments are closed.