24-11-2024

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet që në pesë ditët e ardhshme të jetë nxehtë, por temperaturat do të ulen për 3 deri 4 gradë Celcius. Në disa vende do të ketë edhe shi.

Situata sinoptike mbi gjithë territorin e vendit ka ndryshuar. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga verilindja, masa të cilat do të ndikojnë dukshëm në rënien e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Përveç ndryshimeve në fushat termike, do të ketë luhatje edhe në fushat barike, duke kushtëzuar mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës do t’i ndryshojnë stadet e tyre duke u intensifikuar dhe duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet në vende të lokalizuara mund të kalojnë në formë breshnize apo dhe breshëri.

Ky aktivitet në atmosferë do të mundësoj që vlerat e temperaturave maksimale të bien për 7-10 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të ulen për 3-4 gradë Celsius.

Në Prizren, të hënën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18-30 gradë Celsius, ndërsa të martën ndërmjet 16-28 gr /C.

Temperaturat maksimale në vend gjatë këtyre pesë ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 23-30 gradë celsius, ndërsa minimalet ndërmjet 11-18 g C.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12 m/s.

Kujdesi i veçantë i kontaktit me diellin duhet kushtuar mesditave, në ato vende ku kupa e qiellit është e lirë nga retë. / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.