Parashikimi i motit për sot
Vransira e intervale me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
Kështu parashihet të mbajë moti për ditën e sotme, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat pësojnë rënie, minimalet luhaten zbresin nga 18C në 14C, e maksimalet nga 28C e 29C, në 22C e 21C deri të enjten dhe premte. Era fryn drejtimesh të ndryshme, e lehtë dhe mesatare 3-11m/s, vende-vende edhe me hove deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me një rritje graduale në pjesën e dytë të javës.