Parashikimi i motit për sot
Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat kohë pas kohe pritet të jenë të fuqishme, sidomos në zonën jugore dhe juglindore, me ç’rast parashihen vërshime. Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike.
Temperaturat do të pësojnë ulje drastike, ku minimalet do të luhaten prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!