26-11-2024

Parashikimi i motit për sot

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku në pjesën e parë të ditës mund të ketë ndonjë reshje të izoluar, ndërsa gjatë orëve të pasditës, e sidomos në mbrëmje pritet reshjet të intensifikohen, të cilat kryesisht do të jenë në formë të rrebesheve të vazhdueshme, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Të reshurat do të jenë në formë frontale dhe me lëvizje të ngadalshme, me drejtim perëndim-lindje, kjo e fundit duke arritur pas mesnate.

Si pasojë e reshjeve të fuqishme, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, pritet të ketë edhe vërshime lokale!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 18°C. /MK

Asnjë koment

Comments are closed.