19-05-2024

Parashikimi i motit për sot

Nëpër disa zona parashihen vranësira, kryesisht rreth relievit malor, ku parashihet edhe ndonjë rigë e dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.

Temperaturat maksimale të regjistruara nëpër disa qendra meteorologjike të rrafshit të Kosovës dhe Dukagjinit ishin me sa vijon: Gjakovë 38.4 C, Prizren 36.1 C, Istog 36.0 C , Malishevë 36.1 C, Prishtinë 36.1 C, Kamenicë 37.0 C.

Asnjë koment

Comments are closed.