24-09-2021

Trupat e pajetë të mërgimtarëve nga aksidenti në Kroaci arrijnë për pak minuta

Brenda pak minutash pritet të arrijnë në Kosovë trupat e pajetë të 10 viktimave që pësuan nga aksidenti tragjik në Kroaci.

Siç njofton Klan Kosova, trupat fillimisht do të dërgohen në morgun e Prizrenit e më pas do t’iu dorëzohen familjarëve.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shkuar në Vermicë për t’i pritur trupat e pajetë të personave që humbën jetë në aksidentin tragjik në Slavnako Brod të Kroacisë.

Latifi tha se ai doli t’i presë viktimat në shenjë respekti dhe solidarizimi, ku shtoi se bashkëndjenë dhimbjen me familjarët e tyre.

“Dola në shenjë të respekti, mirënjohës dhe solidarizimi dhe bashkëndjejë me dhimbjen e familjarëve dhe qytetarëve të Kosovës për këtë tragjedi që ka ndodhur në Slavnoski Brod. Janë 10 qytetarë që kanë vdekur, dy janë nga komuna jonë, dhe njëra është vajza 18 vjeçare, Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe tjetri është Kujtim Kastrati 40 vjeçar nga Malësia e Madhe. Kemi edhe qytetarët që tragjikisht e kanë humbur jetë”, tha Latifi.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.