25-11-2024

Parashikimi i motit për sot ( e shtunë )

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku fillimisht pritet të ketë reshje lokale në perëndim dhe jugperëndim të vendit, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet të arrijë një sistem frontal, ndonëse më i dobësuar, duke përfshirë edhe zonat e tjera të vendit.

Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, ndërsa më intensive parashihen në perëndim dhe jugperëndim të vendit. Ka mundësi të ketë edhe ndonjë shkarkesë elektrike.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jashtëzakonisht e fuqishme, me shpejtësi prej 15-95 km/h! Parashihen dëme materiale në zona të caktuara.

Erëra me intensitet më të ulët priten në juglindje dhe lindje të vendit, ndërsa më të fuqishme në verilindje të vendit, sidomos në zonat malore.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C. /MK

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.