20-05-2024

Parashikimi i motit për sot (e shtunë)

Për ( sot ) e shtunë parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu, duke filluar që nga orët e para të 24-orëshit.

Në momente të caktuara të reshurat do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 14 -17 °C.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në pjesën dërrmuese të Kosovës, me shpejtësi prej 20-75 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale./MK

Asnjë koment

Comments are closed.