Parashikimi i motit për sot: Riga shiu dhe shkarkime rrufesh
Dita e parë e muajit maj do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.
Sa i përket Prizrenit temperatura më lartë do të arrijë në 19 gr/ C.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike vazhdojnë të jenë të mira, si rezultat i prezencës aktive të temperaturave pranverore dhe qarkullimit të vazhdueshëm të parametrit të erës.
Lexo Edhe:
Histori: Ekipi i ambulancës humanitare “Nëna Terezë” në lagjen “Arbana” të Prizrenit (janar 1995)