Parashikimi i motit për të enjten -19.12.
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull në lugina dhe ultësira.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-43 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13 °C. /MK