18-10-2024

Parashikimi i motit për të enjten

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet lokalisht të sjellin rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Reshjet kryesisht do të jenë të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 23 – 26°C njofton Meteo Kosova, percjell Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.