23-11-2024

Parashikimi i motit për të hënën

Për të hënën parashikohet të kemi depërtimin e frontit të ftohtë. Moti do të karakterizohet i vranët dhe me reshje lokale shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit, të cilat në mëngjes pritet gradualisht të shndërrohen në reshje bore, sidomos drejt veriut të vendit.

Ndonëse gjatë ditës reshjet pritet të jenë të pakta dhe me karakter lokal, deri në orët e mbrëmjes e gjitha pritet të shndërrohet në borë dhe të ketë intensfikim të tyre, të cilat në zona të caktuara mund të jenë më intensive, duke krijuar edhe shtresa të pakta. Në zonat malore priten reshje më të dendura bore, ku deri në mesnatë mund të ketë 15-20 cm trashësi e re.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 0 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 2 – 6° C. Në orët vijuese të ditës e deri në mbrëmje temperaturat vazhdojnë të zbresin në shkallë vendin. /MK

Asnjë koment

Comments are closed.