16-09-2024

Parashikimi i motit për të martën – 03.09.

Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta, kryesisht të nivelit të lartë.

Gjatë pasditës mund të ketë zhvillime të vranësirave në zona të caktuara, sidomos në zonat malore, duke gjeneruar ndonjë rrebesh të izoluar, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe mund të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 33°C./MK

Asnjë koment

Comments are closed.