Parashikimi i motit për të martën, 18.08.
Të martën parashikohet mot me diell dhe vranësira në orët e mëngjesit, ndërsa rreth mesditës pritet të depërtojë një front i dobët ajror, i cili do të sjellë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me minimale që do lëvizin prej 15 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 31°C. Vlerat më të ulëta parashihen në gjysmën e epërme të Kosovës./MK


