24-08-2026

Parashikimi i motit për të martën, 25.08.

Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasdites pritet shtim i vranësirave, të cilat më vonë pritet të sjellin rrebeshe kalimtare shiu, kryesisht në zonat veriperëndimore, veriore dhe verilindore. Ka mundësi të ketë vetëtimë dhe bubullimë. Do të jetë jashtëzakonisht nxehtë.

Gradualisht do të shtrihen grimcat e pluhurit saharian, me ç’rast qielli do të marrë një pamje më të turbullt, ndërsa në zonat me reshje, ato do të jenë të përziera me baltë.

 

Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, herë pas here e fuqishme, veçanërisht gjatë orëve të pasdites, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 37°C. / MK

 

Asnjë koment

Comments are closed.