Parashikimi i motit për të shtunën ( 22.06.)
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës priten vranësira të pjesshme, të cilat në zona të caktuara pritet të sjellin ndonjë rrebesh të izoluar, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, përfshirë edhe orët e mbrëmjes.
Pluhuri Saharian do të vazhdojë, me ç’rast pamja e qiellit do të jetë pak a shumë e turbullt, e në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, veçanërisht aty ku ka zhvillime të vranësirave, me shpejtësi prej 10-45 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 19 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37 °C.
Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.
Ja disa këshilla:
1. Qëndroni të hidratuar: Pini shumë ujë gjatë ditës. Shmangni pijet alkoolike dhe ato me kafeinë pasi mund të dehidratoheni.
2. Shmangni diellin direkt: Qëndroni brenda gjatë orëve më të nxehta të ditës (zakonisht midis orës 11:00 dhe 16:00). Nëse duhet të dilni jashtë, qëndroni në hije sa më shumë të jetë e mundur.
3. Vishni rroba të lehta: Zgjidhni rroba të lehta, të lirshme dhe me ngjyra të çelura për të mbajtur trupin tuaj të freskët.
4. Përdorni ventilatorë dhe kondicionerë: Nëse nuk keni kondicioner, përpiquni të kaloni kohë në vende publike që kanë, si qendra tregtare, bibliotekat, etj.
5. Ftohni ambientin: Mbani perdet të mbyllura për të bllokuar diellin, dhe hapni dritaret gjatë natës për të ftohur ambientin.
6. Përdorni ujë për të ftohur veten: Bëni dush me ujë të freskët, përdorni kompresa të lagura ose fasha të ftohta për të ulur temperaturën e trupit. /MK