Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Paris.
Këngëtari nga Haiti, Mikaben, vdiq gjatë një performance në skenë.
Ai pësoi atak në zemër duke i shokuar fansat e tij që ndodheshin në koncert.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare artisti ndodhej në Accor Arena me kapacitet 20,000 në Parisin lindor si mysafir i grupit Haitian Carimi.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk ia doli.
Lajmin për vdekjen e tij e dhanë edhe organizatorët e koncertit.
Edhe gruaja e tij, Vanessa, e cila është shtatzënë mbeti e shokuar nga ky rast.
“Nuk jam në gjendje të flas. Kam humbur gjysmën time dhe nuk kam fjalë”- ka shkruar ajo.