Pas Jordanisë edhe Iraku mbyll hapësirën ajrore
Pas Jordanisë, edhe Iraku deklaroi mbylljen e hapësirës ajrore, pezullon të gjithë trafikun ajror. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Transporteve.
I gjithë trafiku ajror është ndalur përkohësisht, shtoi ai.
Kjo vjen pasi ushtria izraelite konfirmoi se Irani ka lëshuar dhjetëra dronë drejt vendit, të cilët pritet të mbërrijnë brenda disa orësh, shkruan Sky News.