25-11-2024

Pas kalimit në grupin e Nismës Socialdemokrate, Duda Balje ka disa fjalë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka dhënë arsyet se pse ajo dhe kolegët e saj i janë bashkuar sot Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

Një një postim në profilin e saj në Facebook, transmeton Gazeta Express, Balje shkruan se ajo dhe tre deputetët e tjerë kanë vendosur ta ruajnë emrin e grupit të tyre dhe të krijojmë një koalicion me grupin Nisma dhe AKR.

Lexo Edhe:

Koronavirusi: Dy të vdekur dhe 33 të infektuar në rajonin e Prizrenit

“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi për të mbrojtur interesat e komuniteteve tona”, shkruan tutje ajo.

Ndryshe, lajmin për Grupin Parlamentar “Nisma-AKR-6+” për Gazetën Express e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala.

Shala ka shtuar se deputetët, Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli do të  funksionojnë në kuadër të këtij grupi të ri parlamentar. /Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.