Pas Lazios dhe Newcastle edhe Liverpooli pas Valon Berishës?
Vështirë të gjesh lojtar më të rëndësishëm se Valon Berisha këtë sezon te Red Bull Salzburg, pasi këtë po e konfirmon me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme.
Titulli i kampionit duket afër, pasi janë tetë pikë para SK Sturm Graz, ndërsa çerekfinalet e Ligës së Evropës janë një tjetër sukses për këtë klub.
Sipas ueb faqes së njohur austriake Spox, paraqitjet e mira kanë vu në pah talentin e madh të Berishës.
Ai ka shënuar pesë herë në këtë edicion në Ligën e Evropës, ndërsa katër herë në kampionat.
Sipas SPOX, klubi i famshëm anglez, Liverpool është vënë pas tij ku e ka përcjellë edhe nga afër.
Në ndeshjen ndaj Borussia Dortmund, ata ishin ën stadium dh tanimë kanë kontaktet me menaxherin e tij.
Salzburgu nuk i ka komentuar këto gjëra edhe pse është pyetur nga SPOX.
“Fokusi ynë është në ndeshjen ndaj Lazios dhe e kemi për qëllim mbrojtjen e titullit të Bundesligës dhe fitoren në Kupë. Kështu që nuk kemi kohë të merremi me thashethemeve për këtë transferim “, thuhet në deklaratë e klubit.
Berisha aty do t’i gjente dy miqtë e tij që ka luajtur te Red Bull në të kaluarën si Sadio Mane dhe Naby Keita që do ta bashkohet në verë.
Për të kishin shfaqur interesim edhe Lazio dhe Newcastle.
Komentet
You have observed very interesting details!
ps nice internet site.Expand blog
how to buy cheap clomid no prescription can i get cheap clomid no prescription how to buy cheap clomid without prescription can i get cheap clomiphene price where can i get generic clomiphene price clomid for sale order generic clomid without rx