18-09-2020

Komuna e Rahovecit rrit inkasimin e taksave

Serioziteti me të cilin e ka nisur punën drejtori i ri i Drejtorisë së Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit në Komunën e Rahovecit ka rezultuar me rezultatet pozitive në tre mujorin e parë të vitit 2018, krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Për rezultatet e arritura në tremujorin e parë në inkasimin e taksave afariste Komunale, Artan Asllani, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm shprehet se për gjatë periudhës tre mujore të vitit 2018, kemi inkasuar 20 mijë e 861 euro, kurs enë të njëjtën periudhë të vitit 2017 janë inkasuar 14 mijë e 161 euro.

Dallimi nga vitit 2017 me vitin 2018 është për 6700 euro më shumë inkasim në taksa afariste komunale.  /Telegrafi/

Asnjë koment

Komento