25-04-2024

Pas Lazios dhe Newcastle edhe Liverpooli pas Valon Berishës?

Vështirë të gjesh lojtar më të rëndësishëm se Valon Berisha këtë sezon te Red Bull Salzburg, pasi këtë po e konfirmon me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme.

Titulli i kampionit duket afër, pasi janë tetë pikë para SK Sturm Graz, ndërsa çerekfinalet e Ligës së Evropës janë një tjetër sukses për këtë klub.

Sipas ueb faqes së njohur austriake Spox, paraqitjet e mira kanë vu në pah talentin e madh të Berishës.

Ai ka shënuar pesë herë në këtë edicion në Ligën e Evropës, ndërsa katër herë në kampionat.

Sipas SPOX, klubi i famshëm anglez, Liverpool është vënë pas tij ku e ka përcjellë edhe nga afër.

Në ndeshjen ndaj Borussia Dortmund, ata ishin ën stadium dh tanimë kanë kontaktet me menaxherin e tij.

Salzburgu nuk i ka komentuar këto gjëra edhe pse është pyetur nga SPOX.

“Fokusi ynë është në ndeshjen ndaj Lazios dhe e kemi për qëllim mbrojtjen e  titullit të Bundesligës dhe fitoren në Kupë. Kështu që nuk kemi kohë të merremi me thashethemeve për këtë transferim “, thuhet në deklaratë e klubit.

Berisha aty do t’i gjente dy miqtë e tij që ka luajtur te Red Bull në të kaluarën si Sadio Mane dhe Naby Keita që do ta bashkohet në verë.

Për të kishin shfaqur interesim edhe Lazio dhe Newcastle.

Asnjë koment

Komento