12-12-2024

Patrullime të Policisë së Kosovës edhe në Shqipëri

Në Prizren sot do të nënshkruhet “Memorandum bashkëpunimi për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të patrullimit rrugor mes policisë së Kosovës dhe policisë së shtetit shqiptar në territorin e Republikës së Shqipërisë”. Këtë e ka njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar, Ardi Veliu.

Një bashkëpunim i tillë ka nisur tash e disa vite dhe ka për qëllim rritjen e efikasitetit e të luftës kundër humbjes së jetëve në aksidentet rrugore.

Asnjë koment

Comments are closed.