PDK: Mashtrimet po bien, tani Vetëvendosja nuk po e përjashton koalicionin me ne
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi thotë se mashtrimet po bien dhe se Vetëvendosja tani më po thotë se nuk e përjashton koalicionin me PDK-në.
Sipas tij është herët të flitet për këtë temë, por PDK sipas tij është konstante, përcjellë Gazeta Blic.
Mëkat thotë ai është që Kadri Veseli nuk është prezent për të parë që doli ashtu siç tha ai për “mashtrimin e madh” të 6 Tetorit.
Ky është postimi i tij i plotë:
Glauku sapo e tha, Lëvizja Vetëvendosje nuk e përjashton koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës. Ngadalë por sigurt mashtrimet po bien.
Edhe pse duhet ta pranojmë, është herët që të flasim për këtë temë.
Por, Partia Demokratike e Kosovës është konstantja në vendin tonë.
Ne po hyjmë në garë pa obligime ndaj askujt dhe si argument kemi angazhimin e mirë opozitar që e dëshmuam.
Është mëkat që Kadri Veseli nuk është prezent për të parë se doli ashtu siç e tha për “mashtrimin e madh” të 6 Tetorit.
Një vjet i humbur nga dy qeveritë Kurti/Hoti që keqqeverisjen vendin.
Rezultati, shkurt, në tri pika:
1. Një ekonomi e shkatërruar -7.2 “rritja ekonomike”,
2. Një dështim total me pandeminë,
3. Një politikë e jashtme të dështuar në raport me perëndimin dhe disfatë e pafalshme para Serbisë duke e cenuar rëndë interesin e Republikës së Kosovës.
Partia Demokratik e Kosovës, është në garë jo vetëm për të rikthyer besimin që kishim, por, për të fituar një betejë ndaj një mashtrimi të madh politik që ka filluar nga viti 2014, e që la Kosovën shumë mbrapa.