25-11-2024

PDK nis së shpejti negociatat me VV-në dhe Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) së shpejti do të nis negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje dhe minoritet për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se kjo gatishmëri e tyre vije pas shkarkimeve të fundit të ‘vulosura’ nga kryeministri Avdullah Hoti.

Lexo edhe:

https://gazetaeprizrenit.net/rrena-e-kryetarit-haskuka-rreth-denimit-te-ish-drejtorit-te-tij-per-arsim-skender-susurit-dok/

Burime të IndeksOnline, poashtu kanë mësuar se ATK kishte nisur hetimet për disa zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), situatë kjo e cila nuk u pëlqeu fare këtyre të fundit.

Si rezultat i këtyre hetimeve, gjatë ditës së djeshme, kryeministri Hoti shkarkoi të parin e ATK-së, Ilir Murtezaj.

Kjo, situatë e pakëndshme, ka shtyrë PDK-në, VV-në dhe minoritetet të bëhen bashkë për rrëzimin e qeverisë aktuale, të cilët vazhdimisht kanë kritikuar për perfomancë jo të mirë.

Asnjë koment

Comments are closed.