PDK: Qeverisja komunale mundohet të orkestrojë kriza politike për të mbuluar e kamufluar dështimet
Dega e PDK- së në Prizren, në një konferencë shtypi ka kritkuar qeverisjen komunale, duke thënë se po mundohet të orkestrojë kriza politike për të mbuluar e kamufluar dështimet e saj, sikurse është rasti në konkursin për drejtorë dhe zv.drejtor shkollash, punësime në komunë me e pa konkurs për llogari të tre kryetareve të koalicionit, si dhe në shpenzimet e buxhetit.
Komunikata e plotë e PDK-së në Prizren:
“PDK kërkon nga kryesuesi i Kuvendit dhe kryetari i Komunes që të braktisin skenarin e grupeve paramilitare të VV për të luajtur rolin e viktimes dhe rolin e të dobetit për të arsyetuar skandalet në DKA, në kuvendin komunal dhe skandalet ne mënyre zingjirore të shpenzimeve dhe keqpërdorimeve financiare të buxhetit komunal.
I drejtohem qytetarëve të komunës së Prizrenit dhe opinionit publik se shkaktar i situatës së ngritjes së tensioneve në seancën e rregulltë të Kuvendit Komunal të Prizrenit të mbajtur më datë 31.07.2018. është kryesuesi i kuvendit dhe kryetari i komunes duke improvizuar rend dite, diktat të debatit me qëllim të shmangies nga realiteti prej të cilit ka devijuar qeverisja e shantazhuar nga humbesit e zgjedhjeve qe janë partnere të koalicionit.
Në seancën e mbajtur të kuvendit Komunal në Komunën e Prizrenit, kishte skenar per shkelje të rregullores së punës së Kuvendit dhe Ligjit për Qeverisje Lokale. Udhëheqja e dobët dhe drejtimi i punimeve të seancës në mënyre autokratike dhe të njëanshme nga kryesuesi i Kuvendit ishte reflektim i krizes në të cilën gjendet kualicioni i qeverisë Haskuka. Është e përcaktuar me ligj dhe me rregullore që gjate debatit në rendin e ditës kur përmendet me emër dhe mbiemër ndonjë kuvendar ka të drejt replike dhe nuk është çështje vullnetit të kryesuesit por obligim ligjor që ti jepet fjala. Këtë e precizon shumë mirë, neni 6. pika 6 të rregullorës së punës së kuvendit. Mosdhënia e fjales dhe nderprerja arbitrare e seances deri në pauzë është shkelje ligjore. Asnjë kryesues kuvendi nuk mund t’ia mohoj deklarimin asnje kuvendari aq me pak kuvendarit të grupit më të madh parlamentar. PDK denon udhëheqjen autokratike të seances nga kryesuesi, sjellja a tij prej monarku e mohon debatin dhe dobëson demokracine përfaqësuese të qytetarëve.
PDK kërkon nga kryesuesi i Kuvendit dhe kryetari i Komunes që të braktisin skenarin e grupeve paramilitare të VV për të luajtur rolin e viktimes dhe rolin e të dobetit për të arsyetuar skandalet në DKA, në kuvendin komunal dhe skandalet ne mënyre zingjirore të shpenzimeve dhe keqpërdorimeve financiare të buxhetit komunal. Nuk mund të orkestroni kriza politike për të mbuluar e kamufluar dështimet tuaja. Bllokada e funksionimit të koalicionit për drejtor dhe zv.drejtor shkollash e punesime në komunë me e pa konkurs për llogari të tre kryetareve të koalicionit të cilët janë kryetarët real të udhëheqjes së qytetit e bëjne jo vetëm një kryetar kukëll, por edhe qesharak e të hutur në rolin e vet kryetarit aksidental të Prizrenit.
E kuptojm gjetjen në situatë të pafaftësise menaxhuese të kryesuesit të kuvendit karshi opozitës sepse marëdheniet kryesues e kryetar komune jane të përkeqësuar për shkak të marëdhenies së keqe Haskuka – VV dhe Haskuka partnerë të koalicionit. PDK në vazhdimësi do t’ju demaskoje dhe do të kërkojë debat të hollësishem e llogaridhënie qeverisë kampione turiste që në pamundesi të qeverisjes transparente e llogaridhënëse shpenzojnë kohën e paratë në udhëtime pa raporte e arsyetime adekuate konform kompetencave lokale që përfaqesojnë.
Realizimi i buxhetit për periudhën 6 mujore Janar – Qershor të vitit 2018 nga qeverisja Haskuka ishte vetëm në luks, buxheti i luksit i Mytaher Haskuka me kualicionin e tij. Pas analizës së bërë të shpenzimeve të buxhetit për periudhën 6 mujore Janar-Qershor të vitit 2018, kjo qeverisje në krye me Mytaher Haskuka dhe partnerët e kualicionit shpenzimet më të mëdha i ka bërë në dreka, darka, udhëtime jashtë vendit, udhëtime mbrenda vendit, akomodime, meditje, ku kemi bërë një krahasim të shpenzimeve në qeverisjen e PDK Janar – Qershor 2017 dhe shpenzimeve në qeverisjen e VV në krye me Mytaher Haskuka dhe koalicionit të tij”, thuhet në fund të komunikatës së PDK-së.
Shpenzimet e udhëtimit mbrenda vendit në qeverisjen e PDK për periudhën Janar-Qershor. 2017 janë shpenzuar 34.134 €uro. Shpenzimet e udhëtimit mbrenda vendit në qeverisjen e VV në krye me Mytaher Haskuka dhe kualicionin e tijë për periudhën Janar-Qershor. 2018 janë shpenzuar 201.902 €uro. 167.778 €uro janë shpenzuar më shumë se qeverisja e PDK.
Shpenzimet e udhëtimit jashtë vendit në qeverisjen e PDK për periudhën Janar-Qershor. 2017 janë shpenzuar 882. €uro. Shpenzimet e udhëtimit jashtë vendit në qeverisjen e VV në krye me Mytaher Haskuka dhe kualicionin e tijë për periudhën Janar-Qershor. 2018 janë shpenzuar 7278. €uro. 6396 €uro janë shpenzuar më shumë se qeverisja e PDK.
Meditjet e udhëtimit jashtë vendit në qeverisjen e PDK për periudhën Janar-Qershor. 2017 janë zero €uro. nuk është shpenzuar asnje cent. Meditjet e udhëtimit jashtë vendit në qeverisjen e VV në krye me Haskuka dhe kualicionin e tijë për periudhën Janar-Qershor. 2018 janë shpenzuar 7278 €uro.
Akomodimi në qeverisjen e PDK periudhën Janar-Qershor. 2017 kan qenë zero €uro. nuk është shpenzuar asnje cent.
Meditjet e udhëtimit jashtë vendit në qeverisjen e VV në krye me Haskuka dhe kualicionin e tijë për periudhën Janar – Qershor. 2018 janë 3749 €uro.
Furnizim me ushqim pije ( Jo dreka zyrtare ) në qeverisjen e PDK për periudhën Janar-Qershor. 2017 kan qenë 11.275 €uro. Furnizim me ushqim pije (Jo dreka zyrtare) në qeverisjen e VV në krye me Haskuka dhe kualicionin e tijë për periudhën Janar-Qershor. 2018 janë 21.352 €uro. 10.077 €uro më shumë se qeverisja e PDK.
Dreka zyrtare në qeverisjen e PDK për periudhën Janar-Qershor. 2017 kan qenë 6957 €uro.
Dreka zyrtare në qeverisjen e VV në krye me Haskuka dhe koalicionin e tijë për periudhën Janar-Qershor. 2018 janë 23.414 €uro, 16.457 €uro më shumë se qeverisja e PDK.
Po e ritheksoj edhe njëher dallimi i luksit i qverisjes së Hakuka në krahasim me qeverisjen Muja është katër herë më i madhë, dhe nuk kemi asnjë investim kapital.
Paraja publike e taksapaguesve të qytetarëve të nderuar dhe shum të respektuar të komunës së Prizrenit, shkon në luks të qeverisjes së dështuar të VV në krye me Mytaher Haskuka dhe kualicionit të tijë.