Peja fiton Kupën e Kosovës, mposhtë Yllin
Peja ka fituar finalen e Kupës së Kosovës në basketboll duke mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 79-64.
Pejanët dominuan totalisht çerekun e parë, dhe kjo luajti rol të madh në rezultatin përfundimtar, njofton Klan Kosova.
Interesimi i tifozëve ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa atmosfera që u krijua në palestrën “Mizair Isma” ishte impozante.