Peja mbushet me mbishkrime ku kërkohet dorëheqja e Fatmire Kollçakut
E njëjta në këtë postim citoi një analist serb derisa thoshte se:
Ndërsa vet deputetja, përveç që fshiu statusin e saj, tha se shkrimi që bëri u keqinterpretua.
Por, përveç opozitës e organizatave të dala nga lufta, dorëheqjen e deputetes po e kërkojnë edhe bashkëvendësit e saj.
Sot në orët e para të mëngjesit, në qytetin e saj të lindjes, Pejën u panë dhjetëra posterë, ku shihet fotografia e Kollçakut dhe mbi të fjala “Dorëhiqu”, ndërsa citohen edhe fjalët e saj që publikoi në Facebook.
Kujtojmë që për këtë postim ka reaguar edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai tha se ndër të tjera se: Nuk kam menduar, e lëre besuar, se do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të thotë me krekosje se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”./Indeksonline