26-04-2024

Pëlcet një gyp i ujësjellësit, ujë rrjedh kot në Ortakoll të Prizrenit

Një banor i lagjes Ortakoll të Prizrenit, përmes fotove të dërguara në adresë të portalit “GazetaePrizrenit.net” tregon se prej tri dite ka pëlcitur një gyp i ujësjellësit në rrugën “Rifat Ukimeri”, rreth 100 metra nën ‘ABI Center’.

Sipas tij me kohë, apo ditën kur edhe ka shpërthyer gyp është njoftuar edhe kompania “Hidroregjioni Jugor” por deri më tani asnjë intervenim.

Ndërkohë uji vazhdon të rrjedh kot nëpër asfalt, selia e ujësjellësit është pikërisht në këtë lagje./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.