23-11-2024

Për çfarë mashtrimi e akuzon Baldedaj  kryetarin Haskuka?

Ilir Baldedaj, shef i grupit të anëtarëve të Kuvendit Komunal nga radhët e AAK-së,  ka reaguar pas deklarimeve të kryetarit të Komunës,  Mytaher Haskuka, që ka thënë se çështja e “Parkut të biznesit”  ka mbetur te Kryeministri Haradinaj.  Baldedaj ka thënë se “Deklarimet e Haskukës  janë mashtrim i radhës”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

 

 

Ai ka shkruar se ‘facebok’ se Haskuka zyren e ka shndërruar në zyre të ankesave, pasi po hyn në muajin e gjashtë të qeverisjes duke vajtuar e duke u ankuar,  pa e marr asnjë vendim të guximshëm në interes të qytetarëve.

 

 

“Pyetje e thjeshtë që shtrohet për kryetarin e Komunës është: a ka kryer punë kryetari me uzurpatorët që janë në zonën ekonomike në Lubizhdë?  Sa i përket Kryeministrit ai do të flet vetë. Nuk është ne përgjegjësi të zv.kryeministrave të vijnë edhe të prononcohet në emër të Kryeministrit, dhe as t’i caktojnë agjendat e Kryeministrit”, ka shkruar Baldedaj.

 

 

Haskuka, ka pohuar për “Kohën ditore” se organet komunale dhe ministria përkatëse i kanë kryer të gjitha procedurat, të cilat përmbyllen me nënshkrimin e vendimit nga kryeministri.

 

 

Ndërkaq, Baldedaj ka thënë se Kryeministri me përgjegjësi dhe kompetencë po i kryen të gjitha detyrat sipas prioriteteve dhe sipas agjendës së tij, dhe është mirë që edhe kryetari Haskuka ta ndal vajin dhe kritikat dhe të fillojë të punojë e të marr vendime të guximshme dhe përgjegjësi.

 

“Nuk udhëhiqet qyteti me vaj e kritika pa adresë, por me punë”,  përfundoi ai.

 

Asnjë koment

Comments are closed.