Si rezultat i zhvillimit të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Prizren, pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë katër persona, mes tyre një femër e mitur, të dyshuar për përfshirje në një rast të veprës penale të grabitjes, që ka ndodhur me 7 qershor 2019, në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Prizren, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, me 11 qershor 2019, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar:
D. D. 18 vjeçar, A. T. 18 vjeçar, R. A. 20 vjeçar dhe S. H., 17 vjeçare, të gjithë shtetas e Republikës së Kosovës.
Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar: një boks hekuri dhe para të gatshme 880 euro.
Të njëjtit në prezencë të prindërve dhe avokatëve mbrojtës janë intervistuar dhe kanë pranuar se në bashkëveprim e kanë kryer veprën.
Të gjitha veprimet e marra në lidhje me rastin janë bërë në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin kujdestar/Departamentin e krimeve të rënda në Prizren, ku të dyshuarit janë ndaluar me aktvendim mbi ndalimin e personave të arrestuar, ka njoftuar zyra për informim nga Policia Rajonale në Prizren/GazetaePrizrenit.net/