Për nder të Bajramit, dhurata për fëmijët e “Down Syndrome” dhe “Lefnosi-it”
Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, në bashkëpunim me Medresenë “Alaudin” , paralelja në Prizren, për nder të festës së Fitër Bajramit, ka bërë shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e shoqatave Down Syndrome dhe Lefnosi!
KBI njoftoi se mjetet me të cilat janë blerë këto dhurata, janë tubuar nga shitja dy ditore e ëmbëlsirave nga vajzat e Medresesë, në oborrin e xhamisë “Sinan Pasha”./GazetaePrizrenit.net