24-11-2024

Përfaqësuesit e Princit të “Devollëve’ mohojnë se kërcënuan drejtorin e Mytaher Haskukës

Në një komunikim Ernesta Zhubi drejtoreshë e Prince Coffee House hedh poshtë pretendimet për kërcënim ndaj drejtorit të inspektoratit në Prizren

Para një jave drejtori i Inspektoratit në qeverisjen e Mytaher Haskukës, Islam Thaçi ka thënë se është kërcënuar përmes mesazheve telefonike nga drejtoresha eksekutive e kafiterisë “Princ”, Ernesta Zhubi.

E kontaktuar nga KALLXO.com Zhubi ka mohuar të ketë kërcënuar drejtorin e Inspektoratit në Prizren.

“Lidhur me deklaratat e zyrtarëve komunal se ata janë kërcënuar nga ana jonë, ne i hedhim poshtë këto akuza, pasi në pamundësi të komunikimit direkt me përgjegjës, kemi kërkuar sqarime përmes SMS nga ta, dhe se kërkesat tona në asnjë rast nuk kanë qenë kërcënime por kërkesa për sqarime, sepse komuna po e rrënonte një punë disavjeçare që me mund e kishim ngrit. Komunikimi që ne kemi bërë me anë të sms (në pamundësi të takimit) janë vetëm komunikim dhe shprehje e keqardhjes ndaj veprimeve të papërgjegjshme të komunës”, ka thënë Zhubi.

Disa ditë më parë mesazhet janë pubiluar nga Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Ndonëse Thaçi për KALLXO.com para një jave ka thënë se kërcënime verbale është duke marrë prej se Komuna ka urdhëruar heqjen e konstruksioneve metalike, rrënimin e ndërtimeve pa leje dhe uzurpimin në Qendrën Historike.

Drejtori i Inspektoratit, Islam Thaçi, ka njoftuar Policinë e Kosovës në lidhje me kërcënimet që i ka marrë përmes mesazheve telefonike.

Asnjë koment

Comments are closed.