Moti i mirë mundëson nxjerrjen jashtë të tavolinave në qendrën e Prizrenit (foto)

Ndonëse është fundi i janarit, e madje bora ende nuk është shkrirë e tëra, moti i mirë që mbretëroi sot gjatë drekës në Prizren, ka bërë që lokalet të cilat gjendjen në qendër të nxjerrin jashtë tavolinat, derisa mysafirët kanë shfrytëzuar rrezet e diellit në mjediset e jashtme, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Përkundër që skaj trotuareve shihet edhe bora, që vazhdonte të shkrihej, krejt afër saj në sheshin “Shatërvan” pinin kafenë prizrenasit dhe të tjerët që si vizitorë gjendeshin në këtë qytet. Ky ndërkaq ishte edhe një ndryshim i shpejtë i temperaturave, kur dihet se mëngjesi i së shtunës që shkoi, sikurse edhe pjesa më e madhe e janarit ka qenë e ftohtë.

Temperaturat e sotme, pos tjerash u kanë konvenuar duhanxhinjve të cilët kanë mundur të ndezin lirisht, pa ndjerë të ftohtin e dimrit./GazetaePrizrenit.net