Përfundimtare, Gjykata e Madridit shqipton dënim të rëndë për Ronaldon
Sulmuesi portugez është shpallur fajtor për rastin e fshehjes së taksave për të drejtat e imazhit të tij në Spanjë.
Ai ka arritur tashmë një marrëveshje me autoritetet spanjolle që ta paguajë dënimin si dhe ta kompenzojë burgun me para, raporton Zëri.
33-vjeçari, pra, nuk pritet të shkojë në burg.
4
Pasi u largua nga Gjykata, Ronaldo u tha një fjalë gazetarëve: ”Gjithçka mirë”, dhe u largua nga objekti.
Ronaldo kërkoi siguri speciale gjatë hyrjes dhe daljes në Gjykatë, por kërkesa i ishte refuzuar.
Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se ai ka pyetur nëse mund të lejohet që të hyjë në Gjykatë nga hyrja e parkingut./Zëri/