Përfundojnë punimet në një rrugë në lagjen “Bajram Curri”
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren ka përfunduar punimet për rehabilitimin e rrugës “Bajram Shala” në lagjen “Bajram Curri”, ku është bërë asfaltimi i rrugës në gjatësi prej 950 metra dhe gjerësi 5,5 metra.
Në njoftim, thuhet se si pjesë e realizimit të punimeve, në këtë rrugë është bërë edhe rehabilitimi i ujësjellësit. /GazetaePrizrenit.net /