25-11-2024

Përfundon aksioni në Karaçevë, raportohet se janë arrestuar 17 policë të lidhur me krimin

Tashmë raportohet të ketë përfunduar aksioni masiv i Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Vetëm në Karaçevë janë arrestuar mbi 17 policë për lojëra ilegale te fatit, kontrabandim dhe trafikim me qenie njerëzore.

Lexo Edhe:

Prizreni në vendet e fundit prej komunave të Kosovës edhe për Përgjegjshmërinë (Dokument)

 

Radiotelevizioni i Kosovës, duke iu referuar burimeve nga Policia, raporton se në këtë aksion kanë qenë të përfshirë mbi 250 policë.

Policët u mobilizuan sonte për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare të Karaçevës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Mësohet se ky mobilizim në këto përmasa vjen si rezultat i një pune të gjatë hetimore të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e asistuar nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, e cila ka shpërfaqur se zona e Karaçevës është përdorur si fole e sigurtë e krimit.

Në mbështetje të këtij aksioni, mësohet se janë vënë në gatishmëri edhe Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

Kujtojmë se, sipas deklarimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ky aksion ishte planifikur të organizohej edhe në muajin shkurt, mirëpo sipas tij, i njëjti nuk ishte aprovuar nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Lexo edhe:

Këto janë lokalitetet e Prizrenit dhe vendit prej nga janë të infektuarit e rinj me Covid

Asnjë koment

Comments are closed.