28-10-2020

I vjen fundi orarit 12 orësh të Policisë së Kosovës, Qalaj tregon se kur do të kthehen në normalitet

Orarit të zgjatur prej 12 orësh të Policisë së Kosovës, duket se po i vije fundi.

Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, Policia e Kosovës punoi me orar të tejzgjatur, prej 12 orësh,

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha për Indeksonline se duke filluar nga e hëna do të kthehet orari i mëparshëm, pra tetë orësh.

Lexo edhe:

Prizreni në vendet e fundit prej komunave të Kosovës edhe për Përgjegjshmërinë (Dokument)

Varësisht nga situata me virus, Qalaj tha se do të ndërmarrin veprimet e tyre nëse do të kthehet orari 12 orësh.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në seancën e sotme tha se brenda këtij muaji zyrtarët policorë do t’i marrin paratë shtesë.

Qalaj e konfirmoi lajmin duke thënë se janë dakorduar që shtesa dhe orët jashtë orarit, të paguhen gjatë këtij muaji./Indeksonline/

Lexo edhe:

Njoftim i rëndësishëm nga shëndetësia për banorët e lagjes Arbana, dhe fshatrave Landovicë e Atmaxhë

Asnjë koment

Comments are closed.