26-04-2024

Përfundon takimi mes Kurtit e Vuçiqit

Ka përfunduar takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pritet që së shpejti të dalë në konferencë për media, pas shumë orësh bisedime mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili tha se Borrell “së shpejti do të dalë me njoftimin për rezultatet”.


21:44 – Rinisin bisedimet në Ohër

Pas pauzës së dytë, në Ohër të Maqedonisë së Veriut ka rinisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi, që po ndërmjetësohet nga zyrtarët evropianë, ka në agjendë planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve./REL

Asnjë koment

Comments are closed.