26-04-2024

Përgjigjet presidenti Thaçi: Përmend formimin e Ushtrisë dhe anëtarësimin në NATO

Në mënyrë të tërthortë ka ardhur reagimi i presidentit Thaçi, pas zbulimit të marrëveshjes sekrete të tij me NATO-n, në kohën sa ishte kryeministër i vendit.

Thaçi, i cili po qëndron për vizitë në SHBA, është takuar sot me zv.sekretarin e Mbrojtjes, David Norquist, të cilin e ka falënderuar për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Tutje presidenti, thotë se e ka ndarë bindjen e njëjtë, se është vitale për sigurinë në Evropën Juglindore që Kosova të jetë sa më shpejtë anëtare e NATO-s.


Postimi i plotë:

Zëvendëssekretarin e Mbrojtjes, David Norquist, sot e falënderova për mbështetjen e SHBA-së për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Kosova tashmë e ka ushtrinë e vet profesionale dhe me standarde të NATO-s, që është e gatshme gjithmonë të përfshihet në misionet humanitare e paqeruajtëse në botë, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne ndamë bindjen e njëjtë se është vitale për sigurinë në Evropën Juglindore që Kosova të jetë sa më shpejtë anëtare e NATO-s. HTH

Asnjë koment

Comments are closed.