25-11-2024

Përleshje e therje në një fshat të Prizrenit, arrestohen shtatë persona

Policia në Prizren ka njoftuar se sot, rreth orës 04:56, kishte pranuar një informacion se në një lokal të fshatit Nebregosht të Prizrenit, ka ndodhur një rrahje masive. I menjëhershëm ka qen reagimi i policisë dhe ka dërguar njësitet policore në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta e Prizrenit.

Patrullat po sa kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur disa persona të lënduar, si të dyshuar në lidhje me ketë rast:

  • A SH i datëlindjes 1997
  • S A i datëlindjes 1992
  • R F i datëlindjes 1970
  • A Z i datëlindjes 1991
  • H Z i datëlindjes 2000
  • A H i datëlindjes 1976 dhe
  • E R i datëlindjes 1995

Ku të dyshuarit me automjete private janë sjell në emergjencën e spitalit rajonal ne Prizren për tretman mjekësor, i dyshuari S A ka pësuar lëndime më serioze, ku ka lëndime ne pjesët e Abdomenit (në bark) lëndimet janë shkaktuar nga një mjet i mprehët thikë, ndërsa të tjerë kanë lëndime te lehta e te cilëve ju është afruar ndihma mjekësore.

Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë ne cilësinë e provave materiale. Ku gjate përleshjes mes tyre është përdor thika!

Po ashtu është njoftuar prokurori kujdestar, i cili urdhëron që personat të ndalohen për 6 ore. Pas gjashte orëve te njëjtit janë intervistuar ne prezence te avokateve mbrojtës. Ngjarja ka rrjedh si pasoj e ndikimit te alkoolit dhe rasti ka ndodh i çastit!

Me vendim të prokurorit të shtetit , te dyshuarit ndalet në qendrën e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e stacionit policor ne Prizren!/GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.