Përleshje në Dragash, gjashtë persona të lënduar
Gjashtë persona janë përfshirë në një përleshje për shkak të pronës në Dragash, raporton Gazeta e Prizrenit.
Të dyshuarit kanë përdorë mjete të forta, andaj nga lëndimet kanë kërkuar tretman mjekësorë.
Raporti i PK-së.
Dragash 28.12.2022 Është raportuar se gjashtë persona për shkak të një kontesti pronësor janë përfshirë në rrahje duke përdorë mjete të forta – shufra metalike. Të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe kanë kërkuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej të dyshuarave meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
/ Gazeta e Prizrenit /