23-04-2024

Përmbyset vetura në Shkodër, sikur në filma (VIDEO)

Në një video shihet përmbysja e një veturë sikur në filma në Shkodër.

Shkodra.info njofton se aksidenti automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës, para poliklinikës.

Automjeti ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Nuk thuhet nëse ka persona të lënduar, por nga ajo që shihet vendi ku ka ndodhur ngjarja është i rrafshët, sikur pjesa më e madhe e qytetit, që njihet edhe si qyteti i biçikletave./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.