“Përplasje” e re në koalicionin LDK-AAK: Haradinaj me akuza ndaj Hotit, e hoqi nga marrëveshja pikën e 10-të, ku njihej shteti i Kosovës

Shefi i grupit parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë në T7 se AAK nuk është kundër Marrëveshjes së Uashingtonit, por që kanë vërejtje rreth negociatave dhe një pike në marrëveshje.

“Marrëveshja nuk ka qenë befasi. Vetë qëndrimi i Grenell që tha për persona të caktuar në Kosovë që nuk po japin ide por vetëm po kritikojnë tregojnë që kjo marrëveshje është diskutuar më herët. Delegacioni ynë lejoi largimin e pikës 10, njohjen reciproke”, thotë ai.

Tutje ai flet edhe për raportet brenda koalicionit qeverisës.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq sa i përket Perfomancës (Dokument)

“Koalicioni është stabil. Kryeministrin e kemi votuar vetë dhe e mbështesim. Por i kemi të qarta disa parime kur jemi dakorduar për koalicionin. Njëra nga to ka qenë transparenca në dialog dhe koordinimi. E përsëriti edhe një herë, duhet të ketë përfaqësim shumë më të madh se sa ky koalicion. Nuk ka rëndësi kush shkon e kush vjen. Marrëveshjet mbesin. Kërkojmë të jemi pjesë e barabartë në tavolinë të dialogut. Natyrisht se kompetencat i mbesin kryeministrit, kjo edhe me kushtetutë”, shtoi ai.