08-09-2024

Pesë persona tentojnë të vjedhin një veturë në Suharekë

Policia ka njoftuar se pesë persona, njëri prej të cilëve është arrestuar  kanë tentuar që mesnatën e shkuar, të vjedhin një veturë në Suharekë.

Sipas policisë, viktima ka raportuar se persona të panjohur kanë tentuar që t’ia vjedhin veturën e tij.

Njësiti patrullues ka arritur që t’i identifikojë 5 të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, ku dy prej tyre janë shoqëruar në stacion policor ndërsa tre janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.