24-11-2024

Pesë serbë dënohen për krime lufte në Bosnjë-Hercegovinë

Gjykata e Sarajevës dënoi pesë ish-policë serbë për krime kundër boshnjakëve të kryera gjatë konfliktit të viteve 1992-1995. Milan Djokic dhe Branislav Trisic u dënuan secili me nga tre vjet burg, ndërsa Zoran Tanasic, Zarko Milanovic dhe Mladen Krajisnik u dënuan me dy vjet burg.

Tre të pandehur të tjerë në të njëjtin gjyq u shpallën të pafajshëm. Të pandehurit akuzohen se kanë marrë pjesë në përndjekjen, ndalimin e paligjshëm, keqtrajtim, rrahje dhe vrasje të popullatës civile boshnjake në zonën e Janjës. Lejohet ankesa në Këshillin e Apelit të Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës./abcnews.al/

Asnjë koment

Comments are closed.